2.6 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeVetëqeverisja-lokale / VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit

Vetëqeverisja-lokale / VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit

Kryetarët e komunave që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme lokale do të mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit, në rast se miratohet ligji i ri për vetëqeverisje lokale, shkruan Alsat.

Kjo mundësi do të mund të zbatohet për herë të parë, duke qenë se me ligjin aktual, kryetari i komunës ndërrohet vetëm në rast vdekjeje ose në rast të dorëheqjes së tij, duke e bërë atë funksionin e vetëm publik “të pazëvendësueshëm”.

Flitet për dy opsione, atë të shkarkimit të kryetarit të komunës përmes referendumit ose me shumicë prej 2/3 të këshilltarëve komunal.

VMRO-DPMNE-ja nuk e mohon se kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska “i ka motivuar” për të gjetur alternativë ligjore.

Qeveria është duke zhvilluar debate publike me ekspertë dhe krerë aktual komunash. Një draft version i ligjit të ri do të jetë gati deri në fund të marsit kur edhe do të prezantohet para të gjitha grupeve parlamentare. Ligji pritet të hyjë në fuqi para zgjedhjeve të ardhme lokale që do të mbahen në tetor.

Disa nga ndryshimet tjera janë vendosja e një rendi komunal ose ndëshkim i veprimeve devijante të qytetarëve sa i takon rendit dhe pastërtisë publike përmes një shërbimi ose policie komunale, si dhe më shumë përfshirje të sektorit civil në vendimmarrje. Ekspertët kanë kërkuar edhe më shumë mekanizma kontrolli mbi punën e pushtetit lokal si dhe zhvillim pa u varur vazhdimisht nga pushteti qendror.

Alsat kërkoi qëndrim nga dy partitë opozitare LSDM-ja dhe BDI-ja, në lidhje me debatet publike që janë zhvilluar dhe ndryshimet që janë paralajmëruar, sidomos opsionit për ndërrim të kryetarit të komunës, edhe pse nuk ka akoma një draft propozim të ligjit. Deri tani nuk morëm përgjigje.

Ligji aktual për vetëqeverisje lokale është miratuar në vitin 2002 si rezultatet i Marrëveshjes së Ohrit kurse zbatimi i tij ka nisur nga viti 2005.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments