10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeVetëm me ofrimin e një dokumenti personat do të pajisen me shtetësi,...

Vetëm me ofrimin e një dokumenti personat do të pajisen me shtetësi, thotë Elmi Aziri nga ASH-AAA

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Elmi Aziri në një dalje për media theksoi se rreth ligjit për shtetësinë kanë arritur marrëveshje me Qeverinë. Aziri mes tjerash shtoi se nëpërmjet këtij ligji personat pashtetësi do të pajisen me shtetësi.

“Dëshirojmë të informojnë qytetarët për marrëveshjen që e kemi arritur me Qeverinë rreth Ligjit për shtetësinë. Vlerësojmë se është një e arritur e mirë, për shkak se të gjithë qytetarët e RMV-së, që nga pavarësimi e këndej janë banorë real të Maqedonisë së Veriut, por që kanë pasur probleme me shtetësinë e këtij shteti, përmes këtij ligji do të kenë mundësi të pajisen me të njëjtën. Faktikisht përmes këtij ligji të gjithë banorëve u konstatohet shtetësia. Duke aplikuar për shtetësi dhe duke ofruar si dëshmi vetëm një dokument që është në dispozitat kalimtare të evidentuar në mënyrë taksative në ligj. Vetëm me ofrimin e një dokumenti personat pajisen me shtetësi”, tha Elmi Aziri deputet – koalicioni ASH-AAA.Se është arritur një zgjidhje për ligjin për shtetësinë e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments