6.4 C
Tetovo
E premte, 27 Mars, 2026
BallinaLajmeVetëm maqedonisht në Kërçovë, BDI shpërthen ndaj ministrit Tripunovski

Vetëm maqedonisht në Kërçovë, BDI shpërthen ndaj ministrit Tripunovski

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë ka reaguar sot lidhur me promovimin e fushatës “гласот што го слушаме, македонското најдобро” nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Sipas reagimit të BDI-së, aktiviteti i zhvilluar në Kërçovë, qytet me mbi 50% popullsi shqiptare, shkel ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk respekton realitetin multietnik të komunës.

Dega e BDI-së thekson se është e papranueshme që banderolat dhe promovimi i fushatës të jenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe që ministri të refuzojë çdo komunikim në gjuhën shqipe. Kjo, sipas BDI-së, përbën shkelje të parimeve të barazisë dhe bashkëjetesës, mbi të cilat duhet të ndërtohet një shtet demokratik.

“Respekti për gjuhën është respekt për qytetarin. Institucionet shtetërore kanë detyrim ligjor dhe moral të respektojnë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare”, thekson reagimi.

BDI – Dega Kërçovë njofton se nuk do të heshtë ndaj këtyre veprimeve dhe kërkon nga institucionet që të zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë qytetarët, pa dallim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments