1 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Mars, 2025
BallinaLajmeVetëm dje, 8 gazetarë u morën në bisedë informative në polici

Vetëm dje, 8 gazetarë u morën në bisedë informative në polici

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme, në bisedë informative janë marrë 8 gazetarë, përcjell TV21. 7 gazetarë janë marrë në pyetje pasi kanë xhiruar me dron në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku u zhvillua tubimi për nder të 59 viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.

“Me datë 18.03.2025 në Stacionin Policor Qendër në Shkup është zhvilluar bisedë me S.M.(34) nga Sopishta e Shkupit, J.S.(24) nga Koçani, E.SH.(43) nga Shkupi, J.P.(28) nga Shkupi, M.D.(45) nga Shkupi, M.J. (36) nga fshati Gerishan i Manastirit dhe M.Gj. (51) nga Republika e Serbisë. Gjatë tubimit publik në sheshin “Maqedonia” në Shkup, u kapën duke fluturuar dron pa njoftim paraprak për aktivitetin. Po ashtu në ora 19:00 në Koçan nga ana e punonjësve policorë të Stacionit të Policisë Koçan është ndaluar A.D.(38) nga Republika e Bullgarisë pasi është kapur duke operuar dhe filmuar me dron pa miratimin e duhur nga institucioni kompetent. Pas bisedave të gjithë personat janë liruar”, thonë nga MPB./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments