11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVetëm 40% e tetovarëve paguajnë ujin dhe mbeturinat/ Borxhi i NPK-së ndaj...

Vetëm 40% e tetovarëve paguajnë ujin dhe mbeturinat/ Borxhi i NPK-së ndaj DAP-it daton nga viti 2005, punëtorët ende pa rroga

Ndërmarrja Publike Tetova është me dy rroga minus ndaj punëtorëve, por nga kjo ndërmarrje thonë se kjo ndodh për shkak mos pagesës së faturave nga ana e qytetarëve. Lulzim Shaqiri bën apel që qytetarët të jenë më të vëmendshëm ndaj faturave të ujit dhe mbeturinave që të mund edhe të punësuarit e kësaj ndërmarrje të marrin rrogën në kohë. Në bazë të përllogaritjeve ndërmarrja inkason gjithsej 18 deri në 19 milionë denarë, ndërsa që të funksionojë pa asnjë borxh, ndërmarrjes i duhen 24 milionë denarë.

“Patëm një rënie për 30% të të hyrave. Nga vetë fati se të hyrat vjetore i kemi 60 apo 61% të të hyrave të rregullta mujore prej faturimit, por këtë muaj na ra tek 40% dhe muaji që kaloi ishte 40 % dhe me atë na shkaktoi pengesë.”- tha Lulzim Shaqiri- NPK Tetova.

Bllokimi i llogarisë së NPK-së ndodh për shkak të borxhit të vjetër që ka kjo ndërmarrje ndaj Drejtorisë për të hyra publike, borxh i mbetur nga periudha 2005.

“Kërkesa e borxhit nga Drejtoria e të hyrave publike, ndaj një borxhi shumë i vjetër, i vitit 2005. Që në vitin 2013 ka pasur riprogramim dhe ka një vlerë shumë të lartë dhe nëse aktivizohet ai borxh neve na shkakton pengesë në pagesa.”= pohoi Lulzim Shaqiri- NPK Tetova.

Borxhi i NPK Tetova ndaj DAP-së është 105 milionë denarë, një borxh që kjo ndërmarrje e ka nga viti 2005. Në bazë të të dhënave të NPK-së fshatrat në komunën e Tetovës dhe lagjet periferike nuk paguajnë faturat e mbeturinave edhe ujit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments