2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVetëm 3000 fermerë në RMV janë me sigurim bujqësor

Vetëm 3000 fermerë në RMV janë me sigurim bujqësor

Bujqësia në Maqedoninë e Veriut ka shifra tejet të vogla të sigurimit të të mbjellave bujqësore. Në vend vetëm tre për qind e fermerëve kanë sigurim bujqësor, që është afër fermerëve në Kroaci me pesë për qind të sigurimeve bujqësore. Për dallim prej përvojave vendore dhe atyre kroate tejet modeste, në Slloveni bile 80 për qind e dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike janë të mbuluara me sigurim bujqësore.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se fakti se vetëm diku 3000 bujq, në vend po sigurojnë prodhimtarinë e tyre tregon se modeli aktual i sigurimeve është i paqëndrueshëm dhe duhet ndryshuar. Për më tepër gjatë hartimit të ligjit të ri janë marrë parasysh përvojat e modeleve turke, spanjolle dhe të tjera, ku pritet që shteti të sigurojë financimin e sigurimeve në vitet e para. Nga ky dikaster thonë se ligji pas kalimit të procedurave qeveritare do të kalojë për votim edhe në Parlament. Ministri, Ljupço Nikollovski thotë se nëpërmjet këtij ligji për sigurimet bujqësore, ju mundësohet fermerëve të rikthejnë besimin tek kompanitë për të siguruar sa më shumë kulturat bujqësore. “ Shifrat për përdorimin e masës nga Programi i Zhvillimit Rural janë dëshpëruese ku vetëm rreth tre për qind e fermerëve e sigurojnë prodhimin e tyre. Kjo për shkak se është humbur besimi tek kompanitë. Me ligjin ri që besoj se Kuvendi do ta miratojë, se do të bëjmë një reformë të re në sigurimin bujqësor që do të jetë një nxitje edhe më e madhe për fermerët që të marrin kompensim kur ndodhin dëme”, shton Nikolovski. Sipas tij, koncepti i ri për sigurimin e prodhimtarisë bujqësore synon të sigurojë të gjithë fermerët, ndërsa kjo pritet të jetë edhe një nga kushtet për pagesën e subvencioneve, ku fermerët nuk do të jenë më në frikë dhe pasiguri.

 Parashikohet që shuma e policave të sigurimit të përcaktohet nga shteti, të jetë më kosto më të ulët dhe me një shtrirje shumë më të madhe rreziqesh se politikat e mëparshme. Koncepti i ri parashikon miratimin e një ligji të ri për sigurimet në bujqësi, i cili rregullon edhe pagesën e dëmeve për fermerin. Pra parashikohet një zgjidhje e re, më e shpejtë dhe më e mirë për fermerët, ku kompensimi i dëmit do të bëhet në të njëjtin vit kur ka ndodhur dëmi. Nga Shoqata e Fermerëve thotë se shumë pak fermerë vendosin të sigurojnë prodhimet e tyre, nën arsyetimin të kostos shtesë financiare.

 Nga ana tjetër, ata vënë në dukje shumë mospërputhje në komunikimin me kompanitë e sigurimit. “Disa kompani sigurimesh, nëse një produkt është i rrezikshëm për to, nuk duan ta sigurojnë atë. Kjo do të thotë se ata nuk pranojnë të sigurojnë një produkt nga i cili dëmi mund të jetë më i madh. Ata nuk duan të jenë në humbje. Për shembull, ata nuk duan të sigurojnë duhanin. Për shembull, nëse dëmi është 60 për qind e duhanit shumëzuar me çmimin e një kilogrami duhan, është çmim shumë i lartë për kompanitë dhe për këtë arsye kompanitë e sigurimeve e shmangin atë rrezik”, thonë nga Shoqata e Fermerëve.

 Nga Sindikata e Bujqve thonë se deri tani edhe me tij, me ndryshimin e kushteve klimatike, afati për njohjen e dëmeve nga disa fatkeqësi natyrore, nuk ka korresponduar me afatet e parashikuara në ligj.

Shtojnë se duhet të zgjatet afati i sigurimit nga ngricat që shkaktojnë dëme, sepse ndodh që ngrica të ketë edhe në maj të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Nga ana tjetër, tani nuk po njihen edhe dëmet e shkaktuara nga era e fortë, e cila, shpesh gris plasmanin që mbulon prodhimtarinë serrë.

Fermerët ankohen edhe për më shumë probleme të ndryshme procedurale dhe burokratike gjatë sigurimit të deritanishëm bujqësor. Ato shprehen se ekzistojnë më shumë paqartësi gjatë nënshkrimit të policave të sigurimit. “E para ka të bëjë me rregullat e përgjithshme për sigurimin e plantacioneve tona. Kur fermerët sigurojnë, ata së pari sigurojnë nga një rrezik bazë, si stuhia, breshri, etj. Ndërsa sigurimi për ngricat e vona është i veçantë, i cili nuk është plotësisht i përcaktuar se në cilën periudhë ndodhin, dhe kjo është një nga arsyet që fermerët nuk i sigurojnë të korrat e tyre nga ngricat e vona”, thotë fermeri Mladen Mitev. Sipas tij po anashkalohet sigurimi edhe për shkak të premisë së lartë për rreziqe shtesë. Njëherësh shton se edhe pala tjetër që duhet të jetë partneri ynë gjithmonë përpiqet të ketë paqartësi, çfarë siguroni dhe nga çfarë jeni të mbrojtur. “Nëse ju ndodh një fatkeqësi natyrore, atëherë ka një interpretim tjetër të sigurimit, si për shembull, frutat nuk binin në tokë, ishte sigurim bazë, jo sigurim cilësor. Ishte një sigurim i veçantë dhe ju duhej të paguanit përsëri një prim apo polisë shtesë për të. Andaj kur i kemi parasysh të gjitha këto , kjo disi i largon fermerët më të vegjël nga sigurimi”, thotë Mitev.

 Nga ana tjetër, fermerët, pemëtarët, vreshtarët dhe blegtor presin që ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm bujqësor, të mbrojë prodhimin e tyre në rast fatkeqësish natyrore. Çdo fermer, blegtor, vreshtar apo frutikulturë do të ketë një polisë sigurimi vjetor, siç ka një shofer për makinën e tij dhe duhet ta paguajë atë kur regjistron automjetin. Ndryshe, pasi sigurimet bujqësore do të bëhen të detyrueshme me ligj edhe pjesëmarrja e tij në tregun e sigurimeve do të rritet ndjeshëm. Qëllimi i kësaj reforme është të ul ndjeshëm çmimin e sigurimeve duke rritur numrin e të siguruarve bujqësor. Pra, duke grumbulluar fondet e të siguruarve apo fermerëve të krijohen fonde të mëdha nga të cilat dëmet që mund të shkaktohen nga fatkeqësitë e motit dhe veçanërisht nga klima aktuale dhe ndryshimet e saja, edhe do të paguhen. /koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments