Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se asnjë deputetë i kësaj partie nuk do ta votojë Qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja, raporton Ekonomia Online.
“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK-ja dhe VV-ja janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje”.
“Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, Veseli.