Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi përmes një komunikate i është përgjigjur reagimit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, pas paralajmërimeve të kësaj të fundit se do të ngrejë kallëzim penal ndaj Memedit, për shpifje dhe rrënim imazhi.>
Ja reagimi i plotë i RDK-së se Vesel Mehmedit:
“Me qëllim që Shërbimi Informativ i BFI-së t’i shërben si busullë për ta gjetur rrugën, sepse ndoshta unë ka mundësi ta kemë humbur adresën, por me sa duket ju e keni humbur rrugën tërrësisht.
Duke lexuar letrën e juaj të gjatë, e luta Zotin që unë të jemë në ëndër, dhe BFI bashkë me krerët e saj të jetë pikërisht ajo që do të dëshironin të gjith besimtarët e vërtetë, në gjendjen dhe formën që e keni përshkruar, dhe e kishit qëndisur me fjalë “këmishën e vjetër me ruza të reja,” që çdo njërit nga krerët e BFI-së do ti bënte tamam, dhe do dukeshte bukur.
Ju falënderoj që më keni vlerësuar drejt, që nuk jam nga ata që as vet nuk besojnë ate që flitet, dhe përshpëritet për askënd, por gjithmonë vlerësoj dhe besoj vetëm faktet, në të cilat jam thirrur publikisht edhe në fjalimin tim të fundit nga foltorja e Parlamentit të RMV.
Pajtohem plotësisht me ju se nuk jemi në vitin 2005/2006, por jemi në vitin 2019, dhe është një periudhë bukur e gjatë që i bën edhe vet dëshmitarët e gjallë të dyshojnë ose të binden në veten e vet, a ishin ata që i kishin përjetuar ata ngjarje mbi kurrizin e vet, apo ndoshta mos kanë qenë në ëndër.
Prandaj, ekzistojnë faktet, dhe çdo fakt ruhet në detaj me fanatizëm, që në kohën e duhur ta ndërpresin agoninë e gjatë, që i ka kaplua vet aktorët e atyre ngjarjeve. Besoj që i keni ruajtur faktet, dhe çdo akuzë të pabazë në të ardhmen do ti përgjigjeni me fakte, dhe jo me fjalë boshe.
Në periudhën që vjen, ju uroj ta ruani BFI-në dhe veten tuaj, që nga më i vogli, deri te më i madhi i BFI-së me fakte sepse do të keni nevoj. Për në fund, mirë do të ishte që nga këshilltari im shpirtëor të kishit vazhduar të gjith të merrnit këshilla, sepse të gjith ju e dini që nuk iu ka mësuar për të keq, por thjesht është munduar t’ju drejton në rrugë të mbarë.”, thuhet në reagim.
linku https://ina-online.net/vesel-memedi-i-pergjigjet-reagimit-te-bfi-se/