5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiVero, Tineks, Kam dhe Reptil mund të marrin gjoba prej miliona eurove,...

Vero, Tineks, Kam dhe Reptil mund të marrin gjoba prej miliona eurove, dyshohet se kanë bërë marrëveshje për të ndikuar të çmimet

Pas zbulimeve që bërë Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca gjatë kontrollit të paparalajmëruar në katër rrjete të marketeve dhe në një prej odave ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, raportohet se të njëjtat markete mund të dënohen me gjoba prej miliona eurove. Sipas “Samo prasaj”, bëhet fjalë për marketet Vero, Tineks, Kam dhe Reptil, si dhe Lidhjen e Odave Ekonomike.

Nëse konstatohet se është bërë shkelje, të katër marketet dhe LOE do të gjobiten sipas nenit 59 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ose me 10% të vlerës së totalit të të ardhurave vjetore të realizuara në vitin e fundit të punës.
Për ta bërë më të qartë se për çfarë shumash bëhet fjalë, nëse merren parasysh të ardhurat nga viti 2023, dhe jo nga viti 2024, pasi ende nuk ka llogari përfundimtare zyrtare, gjobat do të ishin miliona.

Sipas projeksionit, bazuar në llogaritë përfundimtare për vitin 2023 (për vitin 2024 do të publikohen së shpejti), nëse Komisioni vendos të gjobisë këto katër markete, VERO do të duhet të paguajë një gjobë prej 10.26 milionë euro, KAM 26.88 milionë euro dhe Tinex 9.83 milionë euro.
Ndryshe, Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca ka zbuluar se këto markete dhe oda ekonomike janë marrë vesh që të veprojnë së bashku për të përcaktuar çmimet, respektivisht të mos blejnë produkte nga furnizuesit që do të vendosin çmimore të reja të produkteve, për çka është ngritur procedurë kundërvajtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments