2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVendosen tendat para Gjykatës Kushtetuese, nis iniciativa “Roja e gjuhës”

Vendosen tendat para Gjykatës Kushtetuese, nis iniciativa “Roja e gjuhës”

Ashtu siç paralajmëroi Arbër Ademi nga BDI, mbrëmjes e sotme para Gjykatës Kushtetuese u vendosën tenda, karrige e kaloriferë, dhe nisi e ashtuquajtura iniciativa “Roja e gjuhës”.

Fillimisht, policia tentoi ndërrimin e lokacionit për vendosjes së tendave, por që pas sqarimit nga ana e Arbër Ademit dhe deputetit Blerim Bexheti, tendat sërish u vendosën para godinës së Kushtetueses.

Në konferencën paraprake për shtyp, Ademi tha se qytetarët do të qëndrojnë ditë e natë në tenda, deri më 11 dhjetor, kur pritet që Kushtetuesja të vendosë mbi nismën për kontestimin e Ligjit për Gjuhët. Ndërkohë, Ademi ftoi qytetarët nga etni dhe fe të ndryshme, t’i bashkëngjiten nismës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments