5.3 C
Tetovo
E martë, 7 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaVendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të New Yorkut

Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të New Yorkut

Zyrtarët e New Yorkut kanë vendosur tarifë për makinat që hyjnë në qendër të qytetit – masa e parë të tillë në ndonjë qytet në Shtetet e Bashkuara.

Shoferët e makinave do të paguajnë 9 dollarë në ditë, dhe tarifa do të dallojë varësisht prej mjetit ngasës dhe orarit të qarkullimit.

Hyrja do të jetë me pagesë në qarkun e parkut qendror, dhe pjesën e vizituar aq shumë nga turistët, rreth ndërtesës Empire State, afër Sheshit Times, dhe qarkut financiar – Wall Street.

Kjo skemë synon t’i zvogëlojë problemet e mëdha me trafik në New York dhe të mbledhë miliarda dollarë për rrjetin publik të transportit, ndonëse është kritikuar ashpër nga banorët e Nju Jorkut, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund kësaj skeme kur të marrë zyrtarisht pushtetin këtë muaj.

Kundërshtime të mëdha kanë pasur edhe asociacionet e kompanive të taksive.

Vitin e kaluar, qyteti i New Yorkut është shpallur qyteti me zonën urbane më të ngarkuar, për të dytin vit me radhë.

Makinat në qendrën e qytetit, Manhatan, kanë votuar me shpejtësi 17 kilometra në orë, në periudhën e pikut të qarkullimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments