Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane këtë mëngjes është mesatar. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është nga 15 deri 30 minuta.
Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë