Pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për ballansuesin ka bërë që Agjensioni për Administratë të ndërpresë publikimin e shumë konkurseve nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendrorë ku në këto konkurse ishin planifikuar punësimet e shumë shqiptarëve, shkruan Top24
Mos publikimin i konkurseve lidhet me vendimin e gjykatës kushtetuese për pezullimin e ligjit për ballanserin ligj ky për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të pakicave të tjera, ndërsa publikimi i konkurseve do të pezullohet deri në një vendim të gjykatës.
Ndryshe nga kjo institucionet kanë kohë deri më 21 dhjetorë të realizojnë planin për punësim të vitit 2024 respektivisht publikimin e konkurseve ndërsa nëse vendimi i gjykatës kalon këtë afat do të thotë që shumë vende të planifikuara për punësim do të shuhen.