1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeVendimi i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për të votuar për lider të...

Vendimi i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për të votuar për lider të ri më 12 dhjetor, duhet të konfirmohet nga KQ

Kanal 5 mëson se KZ i LSDM-së ka marrë vendim që të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake më 12 dhjetor, të cilat duhet të kalojnë në Bordin Qendror të partisë, ku tashmë është miratuar rendi i ditës dhe po zhvillohet debat.

Bordi Qendror i LSDM-së sonte filloi seancën në të cilën duhet të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe do të diskutohet për situatën aktuale politike dhe konsolidimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë, Muhamed Zeqiri, para seancës tha se pritet që Zaev t’i informojë për gjendjen e bisedimeve me partnerët e rinj potencialë të koalicionit dhe të hapë debat për dorëheqjen e tij.

  • Ajo që do të vendosë shumica do të jetë vendimi. Do të shohim si do të shkojë debati brenda. Nëse hapet procedura do të ketë të drejtë të kandidojë secili që i plotëson kushtet, tha Zeqiri.

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, përsëri tha se kanë disa tema për diskutim – hapat e radhës të partisë, rreth shumicës parlamentare, situatën aktuale politike.

  • Për këtë do të diskutojmë në Bordin Ekzekutiv dhe në Bordin Qendror sepse këto dy seanca janë pikërisht sipas kërkesës së tij, tha Lukarevska për dorëheqjen e Zaevit.

Seanca e Bordit Qendror të LSDM-së ishte dashur të mbahej të martën, por u shty për shkak të tri ditëve zie pas aksidentit të autobusit në Bullgari.

Nëse në seancën e sotme pranohet dorëheqja e Zaevit, fillon procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Sipas Statutit të partisë, është paraparë afat prej 15 ditësh për shpalljen e zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të ri të LSDM-së. Zgjedhjet janë të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë për të gjithë anëtarët e regjistruar. Presidenti i ri, siç ka paralajmëruar vetë Zaev, duhet të jetë kryeministër i qeverisë së re. Në opinion tashmë qarkullojnë emra jozyrtarë për një kryeministër të ardhshëm.

Një pjesë e anëtarëve të LSDM-së nuk e përkrahin dorëheqjen e Zaevit të paralajmëruar pas zgjedhjeve lokale, kur partia humbi disa ulëse për kryetar komune.

Në ndërkohë është punuar për forcimin e shumicës parlamentare, pasi dështoi përpjekja e opozitës për mosbesimin e Qeverisë së Zaevit në Kuvend.

Sonte është duke u mbajtur Kryesia Qendrore e Alternativës, e cila duhet të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Zaevit, partia për të qenë pjesë e Qeverisë në periudhën e ardhshme.

https://kanal5.com.mk/odlukata-na-io-na-sdsm-za-glasanje-za-nov-lider-na-12-dekemvri-treba-da-ja-potvrdi-co/a505225

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments