1.3 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
BallinaLajmeVendimet e gjykatëses nën thjerrëz! Kambovski: Këshilli Gjyqësor filloi procedurë për Aleksovska...

Vendimet e gjykatëses nën thjerrëz! Kambovski: Këshilli Gjyqësor filloi procedurë për Aleksovska Stojanovskan

Këshilli Gjyqësor tashmë ka filluar procedurë për hetimin e rasteve të mëparshme të të akuzuarit Vasil Jovanov, që i ka udhëhequr gjykatësja Daniella Aleksovska-Stojanovska. Ajo më 31 korrik të vitit të kaluar në vend të dënimit me burg, ka sjellë vendim që Vasil Jovanov të shkojë në shtëpi edukuese-përmirësuese për posedimin dhe shitjen e narkotikëve. Këshilli Gjyqësor nga nesër do të formojë Komision i cili do të hetojë mënyrën në të cilën Stojanovska-Aleksovska e ka sjellë vendimin, pas çka ai ka mbetur në liri.Fajin për vendimin e gjykatëses Aleksovska-Stojanovska, VMRO-DPMNE e sheh te LSDM-ja. Ata kërkojnë përgjigje nga kryetari i partisë, Venko Filipçe, se çfarë lidhje kanë me gjykatësen dhe pse shtabi i partisë së tyre është në shtëpinë e saj në Rankovcë.

Të pyetur për akuzat që iu bëhen, nga LSDM u përgjigjën me reagimin paraprak në të cilin thonë se VMRO-DPMNE e keqpërdorë dhe pa turp e politizon tragjedinë me manipulime dhe gënjeshtra dhe se pikërisht kjo gjykatëse është zgjedhur nga VMRO-DPMNE që në vitin 2012.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments