Vendime nga mbledhja e Kryesisë qendrore të ASH-së
Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, mbrëmë mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:
Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:
Për Zonën 1
Zulfi Adili
Për Zonën 2
Elmi Aziri
Për Zonën 5
Syrija Rashidi
Për Zonën 6
Halil Snopçe dhe Ilire Dauti
Kryesia Qendrore autorizon kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.
Aleanca për Shqiptarët