Disa nga shkollat profesionale mbetën thuajse të zbrazura edhe në afatin e dytë për regjistrim të semimaturantëve. Në shkollën e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” interesim kishte vetëm për drejtimet arkitekturë dhe dizajn. Vende të lira mbetën në drejtimet: gjeodezi, ndërtimtari, montues për ndërtim të thatë dhe të tjera.
Ne kemi informacione se në shumë shkolla ka nxënës që kanë aplikuar, nuk janë regjistruar dhe dokumentet e tyre kanë ngelur atje. Sa I përket interesimit në shkollën tonë, interesimi është I mirë, jo shumë I kënaqshëm por edhe jo shumë I ulët, nji interesim mesatar. Të gjithë ata nxënës të cilët nuk janë regjistruar në shkolla tjera të urdhërojnë këtu se këtu ka vende të lira, nuk do të gabojnë sepse janë drejtime me perspektivë”-pohoi Artan Rexhepi, profesor, sh.m.n.q.sh “Zdravko Cvetkovski”.
Në gjimnazin “Cvtan Dimov” që në afatin e parë janë plotësuar dy paralelet në drejtimin e infermierisë. Të premten do të bëhet e ditur nëse mbeten vende të lira për afatin e tretë. Madje, nga ky gjimnaz sugjerojnë prindërit dhe nxënësit se jo vetëm drejtimet medicinale janë profitabile.
Janë edhe drejtimet ekonomike, pikërisht teknik ekonomik, juridik, biznes. Me modulet e reja planifikohet që nxënësit prej vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të kenë mësim praktik. Ajo praktika e jep një shansë që nxënësit në të ardhmen të mund të punësohen në banka, firma financiare. Ka lloj lloj firma të cilat kanë shpreh dëshirë që nxënësit të jenë në process të shkollimit”-tha Visar Durak, drjtor I gjimnazit “Cvetan Dimov”.
Semimaturantët që mbetën pa u regjistruar në shkollë të mesme kanë edhe një mundësi tjetër. 24 qershor, afatin e tretë për regjistrim.