Neshat Xhaferi tha se e ka ditur se vëllai i tij, Talat Xhaferi do të bëhej një ditë kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Pasi Talat Xhaferi u zgjodh në krye të shtetit, vëllai i tij tha se ai punon shumë, dhe se “e ka koeficientin më të madh se Ajnshtajni”.
Na gëzoi dhe e kam ditur që do të votohet sepse ai punët nuk i len në gjysmë, përherë me përkushtim kryen detyrat edhe kur ka pengesa të paarsyeshme nga partitë ose deputetët tjerë, ai gjen përherë një rrugë më të drejtë dhe më reale për bashkëjetesën e popullit në Maqedoni”, tha ai për Klan Kosovën.
Neshat Xhaferi tha se vëllai i tij, Talat Xhaferi është i kalitur dhe se ka eksperiencën e duhur për ta drejtuar vendin.
“Po të vijë edhe pas orës 00:00, së pari shkon lexon drejtësi dhe aq e ka koeficientin sa Ajnshtajni, ndoshta pak më të madh”, është shprehur Neshat Xhaferi.