Nga sot, qytetarët do të mund të marrin brenda një dite dhe në mënyrë elektronike, pa pritur në radhë para gjykatave apo pa u kthyer në vendlindjet e tyre, vërtetime nga të gjitha gjykatat, përkatësisht nga evidenca penale, vërtetime nga evidenca ndëshkuese dhe vërtetime nga evidenca për sanksione të shqiptuara për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë apo funksionit.Vërtetimet nga evidenca penale, vërtetimet nga evidenca e dënimeve dhe vërtetimet nga evidenca për sanksione të shqiptuara që përfshijnë ndalim ushtrimi të veprimtarisë apo funksionit. Qytetarët që nga sot mund t’i marrin për një ditë, përkatësisht përmes postës elektronike. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më radhë para gjykatave për nxjerrje të dëshmive për mosdënim, dhe as që qytetarët e lindur në qytete të tjera do të duhet të kthehen atje për të nxjerrë vërtetimin, por do të mund ta bëjnë pagesën në mënyrë elektronike dhe për vetëm një ditë t’i marrin dokumentet”, tha Jasmina Veliçkova, Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore.