-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVeçer.mk / Propaganda në krizë. BE nuk i ka dhënë Maqedonisë një...

Veçer.mk / Propaganda në krizë. BE nuk i ka dhënë Maqedonisë një datë për negociata, vetëm një paralajmërim.

linku https://vecer.mk/node/485164

Kemi edhe një radhë tjetër propagande tok me epideminë, se kemi marrë një datë për negociatat në BE. Kjo nuk është e vërtetë, megjithëse presidenti i LSDM-së menjëherë ngriti një flamur propagandistik dhe e lëshoi atë për publikun. Ai shkroi: «Është marrë një vendim! Maqedonia Veriore fillon negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian. Një vendim historik në këto periudha të vështira për njerëzit tanë. Nuk ka më pengesa ose kushte më “.

Data për bisedime Maqedonia nuk ka marrë ,por vetëm qëndrimin e ministrave të jashtëm të BE-së që nuk do ta pengojë atë për ta dërguar një rekomandim deri te Këshilli i Evropës. Pastaj vjen faza kur secili shtet anëtar i BE-së duhet të shprehë pozicionin e tij dhe kushtet eventuale që duhet të përmbushen nga negociatat, që është një periudhë dhe proces i gjatë dhe i pasigurt. Ne kemi marrë rekomandime dhjetë herë deri më tani, dhe një datë me një dokument që konfirmon këtë – ne nuk kemi.Maqedonia i ka fituar negociatat kur do ta ketë një dokument nga Këshilli i Evropës (pasi nuk kemi një të tillë), jo një njoftim të statusit personal në Twitter nga një sekretar (ministër) i qeverisë Evropiane dhe një njoftim.

Informacioni në Twitter që LSDM e njofton si fillimin e negociatave vjen në një kohë kur BE-ja ka ndaluar eksportimin e pajisjeve mjekësore në Maqedoni, dhe në një kohë kur LSDM-ja dhe portalet e tyre dhe disa prej OJQ-ve të tyre po bëjnë fushatë intensive kundër Sllovenisë, Austrisë dhe Hungarisë.,dhe poashtu edhe Sekretari i Zgjerimit i BE, një ish ambasador i BE në Hungari vjen nga qeveria e kryeministrit aktual Viktor Orban.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments