Pasi u sëmur në burg, një 54-vjeçar nga Shkupi është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë, njoftoi sot MIA
- SVR Shkup dje ka raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ka ndërruar jetë i dënuari në IEVP BURGJET Shkup V.N. Sipas raportit, V.N. është sëmurur në burg, më pas me automjetin e tyre është transportuar në një institucion mjekësor, ku pak më vonë një mjek ka konstatuar vdekjen e tij, sqarohet në njoftimin e MPB-së.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
MIA