8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVdekja e 60 vjeçarit në korridor të Spitalit, flet drejtori Pëllumb Vela...

Vdekja e 60 vjeçarit në korridor të Spitalit, flet drejtori Pëllumb Vela (VIDEO

Sot rreth orës 19.00 në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 60 vjeçari  nga Piroku i Tetovës. Sipas familjarëve, pacienti ka ndërruar jetë si pasojë e vonesës së mjekëve edhe atë mbi gjysëm ore dhe nuk i është dhënë ndihma e parë menjëherë.

“Një sahat kemi prit poshtë, kemi kërku ndihmë, askush nuk dilte të na jape ndihmë. Familjari ka ra në koma para një sahati, kemi prit poshtë asnjë mjek nuk ka dal të na ndihmoje pas pak pacienti ka ndërru jetë” shprehet njëri nga familjarët, për TS.

“Pacientin e kemi gjetur në rrugë e kemi sjellë në spital, gjysë ore kemi prit posht, as kolica as liftat spunojnë dhe ai vdiq” thotë me tej familjari.

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela tha për TS se do të merren masa dhe do të krijohet një komision të vërtetojë nëse është faji i mjekëve për vdekjen  e 60 vjeçarit, nëse do të vërtetohet se ndonjë mjek nuk ka qenë në vendin e punës do të ketë dënime.

Ai premtoi gjithashtu për TS se do të nis menjëherë të rregullohet lifti i cili është problem i madh, dritat dhe gjithçka që duhet urgjentisht të rregullohen, pasi sipas tij ka dy ditë që është drejtor nuk e di ku të nis në fillim./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments