Punonjësit e Zyrës së Regjistrimit kanë protestuar sot para selisë së Zyrës Qendrore të BE -së . Kryetari i Sindikatës Toni Millosheski ka deklaruar se do të protestojnë deri në orën 17:00 për shkak se punëtorët janë të revoltuar pas paralajmërimeve se do t’u shkurtohen pagat për periudhën derisa janë në grevë.
Greva në Zyrën e Regjistrimit vazhdon prej pesë javësh. Sindikata arriti të harmonizojë me menaxhmentin e Zyrës në pjesën më të madhe qëndrimet për marrëveshjen e re kolektive që duhet të nënshkruhet në nivel të punëdhënësit.
Marrëveshja kolektive harmonizon pagesën e K-15 në shumën prej 50 për qind të pagës mesatare, pagesën për punë të shtunën dhe shpërblimet jubilare. Kërkesa e sindikatës për rritje të pagave 30 për qind mbetet.
Punonjësit e Librave Amë kanë bllokuar udhëkryqin përballë Zyrave të BE-së.
Ata protestojnë për shkak të, siç thonë, “pagave të ulëta, thuajse minimale”,
Kërkesat e punonjësve në Librat Amë kanë filluar para një muaji, kur ndërprenë punën dhe nuk u shërbenin qytetarëve, duke akuzuar Qeverinë se “nuk i merr në dorë kërkesat e tyre”.
Pasi ende nuk ka marrëveshje me pushtetin, punonjësit e Librave Amë sot kanë dalë të protestojnë në rrugë.