Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot vazhdoi gjykimi për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës. Në seancën ishin prezent të gjithë të akuzuarit, përveç përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës. Të akuzuarit thanë se e kuptojnë se për çfarë akuzohen, por se nuk ndihen fajtorë. Avokati i Sejdi Shasivarit nënvizoi se akuza është e paqartë dhe e pakuptueshme dhe se nuk përputhet me dëshmitë.
Nga ana e prokurorit Hanefi Ameti u fillua me leximin titujve të dëshmive, një material tepër voluminoze. Në ndërkohë, kur erdhi radha për leximin e dëshmive nga ekspertët, avokatët e të akuzuarve kërkuan që ekspertët e ekspertizës ekonomike dhe të ndërtimit të objektit të jenë prezentë në sallën e gjyqit me qëllim që të mund t`ju parashtrohet pyetje. Pas kësaj, gjykatësi Evledin Ferati, kërkoi që të ndërpritet seanca e sotme dhe e njëjta të vazhdojë me 10 dhjetor.Akuzat për këtë lëndë kanë të bëjnë me Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, vepër penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar si dhe punë joadekuate në shërbim./TV21
