26 C
Tetovo
E hënë, 23 Qershor, 2025
BallinaLajmeVazhdon debati për propozimet për gjykatës kushtetues para komisionit parlamentar amë

Vazhdon debati për propozimet për gjykatës kushtetues para komisionit parlamentar amë

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”.

Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk dallohet me diçka të dukshme lidhur me punën dhe nuk kanë ndonjë karrierë mbresëlënëse.

Deri tani anëtarët e Komisionit e kanë votuar kandidaten Tatjana Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacionin civil, të propozohet në Kuvend si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët deri më tani përveç Vasiq- Bozaxhieva dhanë mbështetje edhe për kandidaturën e gjykatësit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender. Ata si edhe prokurori republikan publik Lubomir Joveski janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë personat të cilët janë propozime të VMRO-DPMNE-së, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar Savo Klimovski, gjykatësi në pension Branko Sekullovski, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitllarov dhe Vojisllav Dimovski prokuror publik nga Gjykata Themelore Publike në Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments