Komuna e Tearcës ka njoftuar se vazhdojnë punimet për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit të komunës së Tearcës punë këto që po realizohen nga ana e komunës së Tearcës, shkruan Top24
“Ashtu siç kemi njoftuar komuna e Tearcës po vazhdon në mënyrë intensive në angazhimin e saj që të krijoj jetë më të mirë për të gjithë banorët e komunës së Tearcës, pra aktualisht po punohet jo vetëm në Tearcë por edhe në fshatat tjerë. Si kryetar komune do të jemë pranë çdo qytetari të komunës sime për të ua bërë më të lehtë jetën e përditshme duke ofruar kushte infrastrukturore, shkolla moderne dhe gjithëçka që i duhet një fshati të komunës sonë” tha kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.Top24