Aktivistët në protestë sot kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve në Beograd, në disa lokacione, përfshirë Urën e Brankos, Gazelën, Urën e Pupinit, rrethrrotullimin e Sllavijës, Autokomandën e të tjera.
Sipas Nova.rs, me përjashtim të Beogradit, protesta po mbahet në të gjithë vendin në 53 lokacione.
Bllokada po bëhet në shenjë proteste për miratimin e ligjit për shpronësimet dhe referendumin.
Pavarësisht se protesta ka përfunduar, disa protestues ende refuzojnë të largohen nga rrethrrotullimi i Sllavijës.