9.4 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVazhdojnë aksionet policore, në Haraçinë janë gjetur armë automatike dhe municione

Vazhdojnë aksionet policore, në Haraçinë janë gjetur armë automatike dhe municione

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet policore. Me datën 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarët policorë të Njësitit për shpërndarje të shpejtë dhe Njësitit për trafikim ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak në atarin e komunë së Haraçinës, janë gjetur një mitraloz, nëntë pushkë automatike, disa korniza automatike boshe dhe një rrip fishekësh, dy korniza automatike me fishekë, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera.

Gjetjet janë dërguar për ekspertizë në Departamentin e hetimeve ligjore dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se 14 persona në cilësinë e porositësit, ndihmësit apo autorëve të drejtpërdrejtë kanë kryer veprat penale “Vrasje”, prej tyre 12 dyshohen edhe për veprën penale të “Shoqatës kriminale”, ndërsa pesë dhe për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë publike. Katër personat e mbetur akuzohen për veprën penale “Zhvatje”.

Kujtojmë se dy ditë më pare Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se aksioni policor nuk ka përfunduar dhe se do të kryhet në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments