Mbajtje e obligueshme e maskës mbrojtëse mbajtje të distancës fizike, dezinfektim të shpeshtë të duarve dhe ajrosje të hapësirave, janë një pjesë e rregullave të cilat duhet të respektohen në procesin e plotë zgjedhor dhe në ditën e votimit, i cili duke e pasur parasysh skadimin e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jetë më 5 korrik, por për të cilën nuk ka harmonizim nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje në konferencë për shtyp kërkoi zgjedhje nga mesi i korrikut, në vend më 5 korrik, ndërsa një prej kushteve që i vendosi ishte përgatitja e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Komisioni për sëmundje infektive para një muaji, më saktë më 14 maj doli me Protokoll për proces të plotë zgjedhor nga aktivitetet parazgjedhore deri në ditën e votimit.
Protokollin në konferencë për shtyp e prezantoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili atëherë shprehu pritje se subjektet politike t’i respektojnë dispozitat nga Protollo.
Protokolli u mbështet njëzëri nga të gjithë anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive dhe ai duhet të zbatohet tërësisht, pa përjashtime që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.
Parasheh masa dhe kufizime të cilat saktë e rregullojnë mënyrën e fushatës, aktiviteteve partiake dhe tubimet. Është përbërë nga katër pjesë në të cilat përfshihen aktivitetet parazgjedhore, zbatimi i fushatave, mbajtja e takimeve partiake dhe dita e zgjedhjeve.
Në ditën e zgjedhjeve, të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhore dhe vëzhguesit duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse, të ulen në hapësirat me dritare të hapura ose shpesh ta ajrosin hapësirën. Në çdo vendvotim duhet të ketë mjet për dezinfektim, ndërsa votuesit të jenë në distancë prej dy metrave dhe para se të hyjnë në votim t’i dezinfektojnë duart. Maskën duhet ta largojnë shkurt vetëm për shkak të identifikimit, ndërsa pas votimit sërish duhet të bëjnë dezinfektim në duar.
Në hapësirë asnjëherë të mos ketë më shumë votues. Nëse ka mundësi, për çka duhet të konsultohet KSHZ-ja, rekomandohet rritja e kohës së votimit për dy orë që të shmangen turmat më të mëdha.
Në periudhën parazgjedhore rekomandohet që të gjitha aktivitetet të zhvillohet me respektimin e distancës fizike prej një metër e gjysmë, mbajtje e obligueshme e maskës dhe pastrim të obligueshëm të duarve.
Gjatë mbajtjes së tubimeve, rekomandim është që të respektohen të gjitha këto masa, të mbahet llogari për numrin e pjesëmarrësve dhe të shfrytëzohen pajisje të zëshme që të shmanget koncentrimi më i madh i njerëzve në një vend. Fushata “nga dera në derë” të realizohet me pajisje mbrojtëse dhe distancë fizike dhe të mos hyhet në amvisëri, por vetëm deri deri në derë ose oborr.
Aktivitetet e partisë në vend që në shtabe duhet të kryhen në ambiente të hapura dhe nëse është e domosdoshme të mbahen brenda, duhet të respektohen të gjitha masat, të mos zgjasin më shumë se dy orë dhe më pas të ajroset dhe të bëhet dezinfektimi ditor. Të mos tubohen numër i madh i qytetarëve në pikat për materiale reklamuese dhe në stenda të ketë më së shumti dy aktivistë. Transporti partiak të bëhet me mjete të transportit publik, shfrytëzimi i kapacitetit të automjetit të jetë 50 për qind dhe të gjithë brenda të mbajnë pajisje mbrojtëse, ndërsa transportuesit duhet të sigurojnë dezinfektues.
Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski dje në një intervistë për “Sloboden peçat” përkujtoi se Komisioni ka përgatitur një protokoll dhe ai është dorëzuar në KSHZ. Askush, askund nuk e ka ndaluar procesin zgjedhor për shkak të kovidit. Askush nuk do të infektohet nëse i respekton masat mbrojtëse
“Komisioni mori për detyrë të përgatisë një protokoll zgjedhor. Askush nuk na ka thënë kurrë se kur do të jenë zgjedhjet. KSHZ në përbërje të plotë u thirr tek ne dhe na u kërkua t’u jepnim atyre një kriter për zbatimin e ditës së zgjedhjeve. Komisioni përgatiti një protokoll dhe ai i është dorëzuar KSHZ-së. Por ne kemi thënë që ne nuk mund të projektojmë një periudhë në të cilën mund të zhvillohen zgjedhjet. Thjesht thamë se cilat kritere duhet të përmbushen për t’u zbatuar. Edhe në vendet fqinje përgatiten zgjedhje. Askush, askund nuk e e ka ndërprerë procesin zgjedhor për shkak të kovidit. Sepse askush në jetën tonë normale nuk do të infektohet nëse i respekton masat mbrojtëse, për distancë, nëse mbajnë maskë ose nëse dezinfektohen. Pra, ne kemi bërë një protokoll që është i vlefshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Karaxhoski