8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaVarre masive në New York për viktimat e Covid-19

Varre masive në New York për viktimat e Covid-19

Mbi 1900 viktima në një ditë

Numri i lartë i viktimave nga koronavirusi ka detyruar autoritetet në Nju Jork, t’i varrosin trupat e pajetë në varre masive. I gjithë globi aktualisht numëron 97 mijë viktima dhe 1.6 milionë të prekur.

Kur flitet për varre masive, mendja të shkon menjëherë tek lufta e dytë botërore ose konflikti i përgjakshëm i viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Por kjo varrezë masive është hapur së fundi në Nju Jork në kulmin e luftës kundër koronavirusit.

Autoritetet kanë zgjedhur ishullin Hart Island për të varrosur pacientët që kanë humbur jetën nga COVID-19, për të cilët askush nuk është paraqitur të tërheqë trupat.

Zyrtarët lokalë kanë zgjedhur këtë mënyrë për të ruajtur hapësirat gjithnjë e më të pakta në varrezat e një prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara. Shteti federal i Nju Jorkut ka 42% të viktimave në shkallë kombëtare që në total kanë arritur në 16 700. Në 24 orëshin e kaluar Shtetet e Bashkuara shënuan rekordin me afro 2 mijë të vdekur brenda një dite.

Të larta mbeten edhe shifrat koronavirusit në Britaninë e Madhe, ku këtë javë u thyen rekorde ditore viktimash që kapërcyen 900 të tillë. Vendi numëron afro 8 mijë viktima dhe mbi 65 mijë të prekur.

Shëndeti i kryeministrit Boris Xhonson është përmirësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët vendosën ta nxjerrin nga reparti i terapisë intensive.

Spanja numëroi këtë të premte 605 viktima ditore, një tjetër shifër që tregon qëndrueshmëri ashtu si Italia. Prej më shumë se 1 jave të dy vendet kanë mesatarisht 3 mijë të infektuar të rinj në ditë.

Në Kinë, infektimet e reja janë të papërfillshme dhe tashmë numërohen të shëruarit, ku nga 81 mijë të prekur që nga nisja e pandemisë, vetëm 1.3% e tyre janë ende në listën e të infektuarve.

I gjithë globi numëron aktualisht mbi 1.6 milionë të prekur dhe 97 mijë viktima.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments