6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVarhelyi: Nëse s’ka marrëveshje me Bullgarinë, mund të ndahet Maqedonia e Veriut...

Varhelyi: Nëse s’ka marrëveshje me Bullgarinë, mund të ndahet Maqedonia e Veriut me Shqipërinë!(video nga min.23)

Erokomisari Oliver Varhelyi në Shkup ka njoftuar, se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin e Evropian.

Ndërkaq ka shtuar, se nëse Maqedonia e Veriut nuk ka marrëveshje me Bullgarinë, “mendon se do të arrijë momenti kur duhet të shqyrtohet edhe opsioni” i ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

“Se a mund të kemi ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ky është proces i meritave. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, po, ato i kanë arritur dhe përmbushur të gjitha kushtet, megjithatë, nëse nuk arrihet marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, mendoj se do të arrijë ai moment kur do të duhet të shqyrtojmë edhe opsione të tjera. Këtë e kemi biseduar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe u pajtuam se duhet të arrihet përparim nga të dyja palët”, deklaroi Oliver Varhelyi, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments