12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeVarhelyi: Në fund të vitit hapim Kapitullin e parë për anëtarësimin e...

Varhelyi: Në fund të vitit hapim Kapitullin e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë, për Shqipërinë.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, shprehet Varhelyi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments