7 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVarheji thirri që të ndryshohet kushtetuta – Mickoski: Nuk e di nëse...

Varheji thirri që të ndryshohet kushtetuta – Mickoski: Nuk e di nëse do t’ia dalim, por do të lu’ftojmë

Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin, theksoi eurokomisari Oliver Varheji në debat në Parlamentin europian. Ai thirri që vendi shpejt dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë, që janë  Fondamentet. Duke folur për vendet kandidate, Varheji theksoi se Komisioni europian do ta përkrahë qëllimin e Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat deri në 2027, por duke folur për Maqedoninë ai e përmendi ndryshimin e Kushtetutës.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë ambicion të madh për të përparuar në negociatat aderuese, por tani duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që të përparojë në procesin negociues”, tha Oliver Varheji.

Duke e komentuar qëndrimin e Varhejit, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se vazhdimisht po punohet për gjetjen e zgjidhjes. Kryeministri shtoi se para të gjitha autoriteteve europiane dhe botërore e ka argumentuar qëndrimin dhe se askush nuk ka thënë se argumentet janë të gabueshme. Megjithatë, ai nuk mund të garantojë se do të arrihet sukses për të gjetur zgjidhje.

“Përsëri do të luftojmë. Nëse do të arrijmë sukses, nuk e di. E shihni se çfarë po ndodh te fqinji ynë lindor, tre katër herë nuk mund të zgjedhin kryetar të kuvendit. As unë nuk mund të garantoj, sepse do të ishte naive dhe e papërgjegjshme ne të garantojmë, por mund t’ju garantoj se do të japim gjithçka nga vetja”, tha Hrisitjan Mickoski.

Kohë më parë, pasardhësja e Oliver Varhejit, Marta Kos po ashtu përsëriti se i vetmi kusht që vendi ta hapë klasterin e parë të negociatave, janë ndryshimet kushtetuese, asgjë më shumë e asgjë më pak. Ndërkohë, në Bullgari tani për tani nuk ka paralajmërime për formimin e qeverisë së qëndrueshme politike, me të cilën do të mund të bisedohet për ndryshime kushtetuese me prapaveprim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments