Gazetari Valon Syla ka deklaruar se gjatë administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, gazetarët kishin pasur urdhra që luftës në Kosovë t’i referoheshin si “konflikt”.
Ai ka thënë gjithashtu se tashmë është konfirmuar se Gjykata Speciale ka doza politike.
Jemi vend i lirë dhe Kuvendi jonë ka votuar gjykatën. Fatkeqësisht gjykata po shihet se ka dozë politike”, ka deklaruar Syla.
Syla ka folur dhe për edhe për urdhrat e UNMIK-ut gjatë administrimit të Kosovës nga ta.
“Ajo që më bëri përshtypje, dhe ajo që unë mendoj sepse jam gazetar pak gjatë luftës e pastaj në administrim të OKB-së, kemi pasur presion nga UNMIK-u që mos t’i themi luftë por konflikt. Pra na kanë thënë të themi që nuk ka pasur luftë në Kosovë. Ne në Kosovë na është kërkuar ta themi. E tash pse po themi që ka krime lufte kur ka qenë konflikt? 20 vjet pas luftës po e shohim se akuzat janë pa bazë. Edhe nuk ka transparencë. Gjyqtarit i është fshehur letra, apo dëshmia e shefit të misionit të OSBE-së. Nëse merret mendimi jem personal, pa qëndrim të matur publik, pajtohem me qëndrimin e tij që krimet kanë qenë individuale dhe kryesisht të nxitura për përfitime personale. Pra për ndonjë banesë, apo përfitim. Por jo në nivel të lidershipit shqiptar të UÇK-së. Gjykata nuk është njoftuar”, përfundoi Syla