-0.8 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmeValon Bela: Turp për Fadil Zendelin që heshti kolegen e tij për...

Valon Bela: Turp për Fadil Zendelin që heshti kolegen e tij për turpin e Visar Ganiut

Anëtari i Partisë Demokratike Evropiane, Valon Bela në një postim në profilin e tij në FB ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Besa për sjellje të pahijshme që gjatë presskonferencës së sotme heshti deputeten e Alternativës zonjën Safije Sadiki të cilën nuk e la të flet kur kjo e fundit u pyet për marrëveshjen e Visar Ganiut me Lotarinë e Maqedonisë për të bashkëpunuar, shkruan Top24

Shiheni Fadil patriotin se si e hesht kolegen e tij për turpin e bërë të Visar Ganiut, madje përgjigjet në maqedonisht edhe pse pyetja e gazetarit i bëhet në gjuhën shqipe. Hipokrizia e tij tkurret nga argumentet kokëfortë.

U kam thënë se janë mashtrues. Edhe koalicionin e kanë të diktuar nga padroni i tyre Mickovski.

Ndryshe, dokumentin e bashkëpunimit mes Visar Ganiut dhe Lotarisë së RMV e publikova para ca dite.

Faleminderit gazetarit Mevludinn Imerii për pyetjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments