4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeValon Bela nga PDE e quan LD-në e Izet Mexhitit, Lidhje e...

Valon Bela nga PDE e quan LD-në e Izet Mexhitit, Lidhje e mafisë urbane!

Valon Bela nga Partia Demokratike Evropian, në rrjetet sociale ka reaguar për Komunën e Çairit se nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, ndërsa në anën tjetër ka mbi 20 objekte që po ndërtohen tani pa leje ndërtimi, këtë ai e ka quajtur koalicion “Lidhja Demokratike me Lidhjen e mafisë urbane.

“Fakti që Komuna Çair nuk ka lëshuar ASNJË leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, a në anën tjetër kemi mbi 20 objekte që po ndërtohen tani (pa leje ndërtimi) i bie se krimi po lulëzon dhe ekonomia gri ka rrënjët e thella përskaj paralajmërimeve nga shteti.

Siç e dini, Ganiu dhe Mexhiti e kanë emëruar partinë e tyre “Lidhja Demokratike” dhe bazuar në gjendjen faktike të ndërtimeve pa leje, të krimit galopant në këtë Komunë të vogël, i bie se ata më mirë ta quajnë partinë e tyre lidhja e mafisë urbane. Pse? Sepse demokracia është sistem politik ku sundon ligji me të cilën nënkuptohet se individët, organizatat, organet dhe institucionet e shtetit, (përfshi në këtë rast edhe komunën Çair) u nënshtrohen ligjeve të vendit, të cilat ligje në formë të prerë kanë caktuar kushte që duhet plotësuar (11 sosh) për t’u ndërtuar një objekt shumëkatësh banesor.

Pra, ata mund të jeni shembulli më i keq i anti-demokracisë. Në rastin konkret, pavarësisht se ata thirren në demokraci, ata në fakt jeni kanceri i demokracisë!!!

Shtrohet pyetja, fakti që nuk kemi akoma kallëzime penale nga Prokuroria dëshmon shumë mirë se shërbëtor të cilës anë janë sepse kemi shqiptarë që pa bërë asnjë krim po dergjen burgjeve ndërsa këta mafiozë me gjithë këto krime (që gjenerojnë miliona) akoma gëzojnë lirinë. Madje kanë edhe guxim të na mashtrojnë se sa demokratik janë …”, shkruan Bela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments