6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeValon Bela: Ndërpresim veprimin në PDE

Valon Bela: Ndërpresim veprimin në PDE

Njëri nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës, Valon Bela ka njoftuar ndërprerjen, sipas tij, të veprimtarisë në këtë parti, përcjell KlanM. Në fotografinë e publikuar nga Bela, ku siç thuhet, janë themelues të partisë, si arsye e ndarjes së rrugëve me Arjanit Hoxhën dhe PDE, paraqitet mungesa e transparencës.

“Informojmë të gjithë qytetarët se ndrëpresim unanimisht veprimtarinë politike në Partinë Demokratike Evropiane. Shkelja e parimeve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe keqmenaxhimit me strukturat partiake ishin disa nga shkaqet për këtë vendim. Në foto, themelues të PDE, përfaqësues të Grupit Inicues dhe koordinatorë nga komunat përkatëse, anëtarë të forumit të gruas, këshilltar komunal, aktivist dhe kolegë të respektuar”, thuhet në njoftimin e Valon Belës./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments