2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeValdet Xhaferi -BDI-pyet Arben Taravarin: Për cilët do të ndash vendime kur...

Valdet Xhaferi -BDI-pyet Arben Taravarin: Për cilët do të ndash vendime kur shqiptarët i largove nga puna si në koh të ish Jugosllavisë

Kryetari i degës së Bdi-së në Gostivar, Valdet Xhaferi ka pyetur ministrin e shëndetsisë Arben Taravari, se për kë do të ndaj vendime kur shqiptarët me kontrata i largoi nga puna.?

“Shqiptarët u larguan nga puna si në kohën e ish Jugosllavisë, kur shqiptarët diferencoheshin, persekutoheshin dhe dëboheshin nga puna, dhe për këtë merita të vetme kanë koalicioni VLEN, që shqiptarët i kthyen prapa në sistemin e njëmendësisë politike, që siç duket, ka lënë gjurmë te pionerët e atëhershëm të Vllazërim Bashkimit”- ka theksuar Xhaferi.
Ja postimi i plotë:

Demagogjia e Taravarit kalon limitet njerëzore dhe nënçmon intelegjencën e çdo qytetari.
• Me paturpësinë më të madhe përsërit deklaratën që në vitin 2025 do t’u jep vendime pune të punësuarve me kontratë në institucionet shëndetësore, në kohën kur me qindra kuadro u larguan nga puna pikërisht nga ai.

• Ministri i shëndetësisë mund të transferon kontratat në vendime pune për kuadro të tjera, por për kuadrot shqiptare jo, sepse ato u selektuan dhe u larguan nga puna me kërcënime, shantazhe, mobing dhe diktat deri te drejtorët që të përjashtohen kuadrot shqiptare nga puna, siç ishte rasti me Strugën.

• Vetëm në Spitalin e Gostivarit, pos mobingut permanent, shantazheve dhe presioneve politike, sipas informacioneve tona me urdhër të Taravarit drejtori i spitalit të Gostivarit ndërpreu mbi 14 kontrata të punësuarve. Themi pikërisht Arben Taravari, sepse ashtu deklarohej drejtori i emëruar nga ai, i cili për të shmangur përgjegjësinë, u thoshte të larguarve nga puna që urdhëri vjen nga lartë.

• Ish ministri Fatmir Mexhiti, aktualisht ministër në hije i shëndetësisë, që para një viti kishte deklaruar që qeveria e kaluar solli vendim që të punësuarit me kontrata në shëndetësi do të marrin vendime pune.

• Pasi i përjashtuan shqiptarët nga puna, pyesim Arben Taravarin që në çfarë forme atyre do t’u ndahen vendime?!

Shqiptarët u larguan nga puna si në kohën e ish Jugosllavisë, kur shqiptarët diferencoheshin, persekutoheshin dhe dëboheshin nga puna, dhe për këtë merita të vetme kanë koalicioni VLEN, që shqiptarët i kthyen prapa në sistemin e njëmendësisë politike, që siç duket, ka lënë gjurmë te pionerët e atëhershëm të Vllazërim Bashkimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments