3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionVajza e gazetarit Musliu i reagon Velës: Nëse je i interesuar për...

Vajza e gazetarit Musliu i reagon Velës: Nëse je i interesuar për ADN-në, të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën

Valbona Musliu, vajza e gazetarit Fahri Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Blerim Velës, shefit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, pasi i njëjti me tallje ka kërkuar që presidenti serb, Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Musliu.Por, pak minuta më vonë ky postim i Velës është fshirë nga llogaria e tij në platformën “X”.

E Valbona Musliu në reagimin e saj ka thënë se “vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë shkrime e më pas i fshijnë”.

“Blerim Vela, para se të shkruash apo të komentosh mendo dy herë. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare. Vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë e më pas fshijnë…E të guximshmit, profesionistët, e të moralshmit u qëndrojnë prapa shkrimeve, fjalëve, statuseve e komenteve”, ka shkruar ajo.

Duke iu drejtuar Velës, Musliu ka thënë se “nëse je bash- bash i interesuar për ADN-në e Fahri Musliut të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën, por paraprakisht përgatitu profesionalisht, sepse nuk je në kabinet të Presidentit/es”.

“Lexova që je vet bashkëshort e baba dhe nuk e di  para se të shkruash a ke menduar për njollosjen e familjes Musliu? A ke menduar se Fahriu e ka bashkëshorten, katër vajza dhe gjashtë nipa e mbesa? Dhe jo vetëm kaq. Sigurisht se JO, sepse përtej zyrës e kolltukut nuk sheh më larg. A mendoni për dhunën psikologjike e emocionale që u shkaktoni familjarëve, në mos Fahriut, i cili tash e nënte vite po “kryqëzohet” nga mediat, me saktësisht nga “koleget” e vet, e së fundmi edhe nga njerëz si ty që përfaqëson një institucion shumë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje ajo. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments