Vajza e dëshmorit Sulejman Limanit, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thumbuar, zëdhënësin e BDl-së, Bujar Osmani, i cili në profilin e tij zyrtar ka postuar një status ku shkruan se kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, përcjell in7.
“Nëntëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit; pothuajse dy dekada përplot punë dhe sfida, me shumë suksese dhe rënie. U kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, dhe marrim obligimin pikërisht ndaj tyre që tu dalim hakut përmes suksesit në implementimin e postulateve të Marrëveshjes. Gëzuar 13 Gushti!”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq, vajza e dëshmorit i shkruan se kanë kaluar 19 vite nga vrasja e babait tim dhe asgjë nuk është realizuar, përveç shfrytëzimit të familjeve të dëshmorëve për interesa poltike, përcjell in7.
“19 vite nga vrasja e babait tim, 19 vite pritje për ndryshim, 19 vite premtime të parealizuara. 19 vite shfrytëzim i familjeve të dëshmorëve për interesat e juaja politike. 19 vite premtime për zgjidhjen e statusit të dëshmorëve. 19 vite gënjeshtra të të gjitha llojeve, nga ju që na vrisni natën e na qani ditën! Shnet!”, ka shkruar vajza e dëshmorit, Sulejman Limani./in7.tv/