Deputeti i VMRO-së Vladimir Gjorçev përmes një postimi në rrjetin social facebook ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Zaev dhe zyrtarëve të tjerë të LSDM-së se sot e kanë lënë vetë kreun e Butelit të përballet me gjithë aksionin e ndërmarë nga Ministria e brendëshme dhe Policia financiare pikërisht në një vend ku është i banuar me shqiptarë dhe të bastiset një fshat ku gjithmonë ka kërkuar vota ai.
“Shqiptarët e Lubotenit i duhen Zoran Zaevit vetëm për vota, shqiptarët janë të revoltuar dhe të dëshpruar nga LSDM. Sot në Luboten nuk ishte as Zaevi e as Spasovski, as Pendarovski e as Shilegov”, kështu ka shkruar në reagimin e tij deputeti i VMRO-së Vlatko Gjorçev, pas aksionit të ndërmarë nga MPB dhe Policia financiare në fshatin Luboten të komunës së Butelit. Zaev dhe LSDM kanë gënjyer shqiptarët e Lubotenit dhe gjithë Maqedonisë njejtë si maqedonasit, nuk ka projekte, nuk ka vepra nuk ka jetë. Nuk është në rregull bastisja nëpër shtëpi të caktuara, as problemet në gjithë fshatin, andaj nuk janë fajtor MPB, policët vetëm se kanë kryer urdhërat e Zaevit dhe Spasovskit, shumica e policëve janë të ndershëm dhe mbrojnë qytetarët dhe sigurinë e vendit. Nëse ka krim dhe kriminalitet atëherë duhet aksion ndaj personave të caktuar e jo gjithë fshatin, jo me frikë ndaj familjeve, fëmijëve dhe pleqëve, me urdhër të qeverisë dhe MPB. LSDM deri më tani ka shfrytëzuar shqiptarët vetëm për vota për Zaevin, Pendarovskin, Shilegov dhe Smilevskin. Turp që sot kishin lënë Smilevskin vet të mbrojë dhe të jap sqarime ndaj aksionit, sot kreu i LSDM ka bërë aksion ndaj Lubotenit që të fshehë skandalet dhe gënjeshtrat e tyre. Shqiptarët nuk kanë më besim ndaj qeverisë, koha është për ndryshime”, ka shkruar mes tjerave Gjorçev.