Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASH) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.
Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci.
Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët e FSK-së treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, shkruan Maqedonci në Facebook.