Ushtria izraelite po përgatitet për mundësinë e sulmeve terroriste nga Hamasi për të shënuar përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit 2023.
Zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Nënkolonel Nadav Shoshani u tha gazetarëve se Izraeli do të zbatonte masa shtesë sigurie në të gjithë vendin të hënën.
“Ne e dimë se Hamasi ka një tendencë për të provuar dhe kryer sulme terroriste në këto lloj datash simbolike … dhe kjo është arsyeja pse ne po përgatitemi për këtë, duke shtuar forcat në jug dhe duke u përgatitur për një gjë të tillë,” tha ai.
Shoshani shtoi se Hamasi kishte lëshuar raketa nga Gaza në jug të Izraelit të dielën, një ditë para përvjetorit.