Ushtria izraelite ka dhënë detaje të tjera lidhur me sulmet në Iranin jugperëndimor.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë njoftuar se kanë goditur dhjetëra objektiva.
Thuhet se rreth 30 avionë luftarakë goditën dhjetëra objektiva ushtarakë.Si pjesë e sulmeve, avionët luftarakë të IAF goditën një vend ku ishin ruajtur lëshuesit e raketave, disa prej të cilëve kishin lëshuar raketa në të kaluarën drejt Shtetit të Izraelit”.
Ushtria thotë se avionët luftarakë goditën gjithashtu vendet e sistemit të zbulimit të radarëve dhe infrastrukturën tjetër ushtarake.