1.9 C
Tetovo
E diel, 2 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaUshtria amerikane rrëzoi një tjetër objekt mbi liqenin Huron (video)

Ushtria amerikane rrëzoi një tjetër objekt mbi liqenin Huron (video)

Ushtria amerikane rrëzoi një tjetër objekt në lartësi të madhe mbi liqenin Huron. Lajmin për rrëzimin e objektit të panjohur e bëjnë të ditur mediat amerikane duke iu referuar burimeve ushtarake.Siç konfirmohet në llogarinë zyrtare në Twitter të senatorit Jack Bergman nga Michigan, pasditen e sotme me orën lokale avioni luftarak F-16 rrëzoi një tjetër objekt të paidentifikuar. Këtë herë përplasja ndodhi mbi liqenin Huron në Liqenet e Madhe.

“Kam qenë në kontakt me ushtrinë sot në lidhje me operacionet në të gjithë rajonin e Liqeneve të Mëdha. Ushtria amerikane rrëzoi një tjetër objekt mbi liqenin Huron. Unë e vlerësoj veprimin vendimtar të pilotëve tanë luftarakë. Populli amerikan meriton shumë më tepër përgjigje sesa po marrim ne”, tha ai.

Ky operacion shënon ditën e tretë radhazi që një objekt i paidentifikuar është rrëzuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut.

Një objekt i paidentifikuar u rrëzua mbi Kanadanë veriore të shtunën.

Të premten, një F-22 amerikan rrëzoi një objekt të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Alaskës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments