1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaTeknologjiUshtria amerikane e pranon për herë të parë: Nuk jemi vetëm në...

Ushtria amerikane e pranon për herë të parë: Nuk jemi vetëm në planet (video)

Në Nandor 2004, nji grup aeroplanësh luftarakë amerikanë USS Nimitz kishin nji takim radar-vizual me nji objekt fluturimi të paidentifikuem.

Në Dhetor 2017, u publikuen incizimet rreze të kuqe të incidentit, dhe Washington Post shkroi se pamjet u liruen nga ish-oficeri i inteligjencës, Lewis Elizondo, për me ndriçue operacionin sekret të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtria kurrë nuk ka pranue zyrtarisht se programi ka egzistue deri tash, por gazeta New York Times ka sigurue materiale video dhe ka kontaktue me pjesëmarrësit e programit të diskutueshëm.

Programi u hek zyrtarisht në vitin 2012, por burime të njoftuna me operacionin thanë se njerëzit që punonin në të ishin zhvendosë vetëm në pozicione të tjera dhe ende analizonin të gjitha informacionet e UFO’ve.

Nji nga incizimet e zbulueme në publik tregojnë dy pilotë të aeroplanit F/A-18 Superhornet, të cilët fluturuen nga transportuesi i avionëve në 2004 për shkak të nji objekti të pazakontë, madhësisë së nji avioni të pasagjerëve.

“Ky asht nji dron”, tha nji nga pilotët, “Ka nji ekip të tanë, shihni në S.A.” “Perendia ime.” “Të gjithë shkojnë me erën. Fryn 120 kilometra në orë. “” Shihni, asht tue u kthye “,” Nuk asht … “- janë këto fjalët që ndigjohen nga pilotët në videon që ka rrjedhë në muejin Gusht.

Pentagoni ka heshtë lidhun me këto incidente, por me 23 Prill marina amerikane konfirmoi për revistën Politico: “Ka pasë shumë raporte për avionë të paautorizuem dhe të paidentifikuem që kanë hy në hapsinën ajrore tona në vitet e fundit”.

“Këta aeroplanë – na do t’i quejmë aeroplanë – tregojnë karakteristikat që aviacioni amerikan, si kudo tjetër në botë, aktualisht nuk zotnon në arsenalin e vet”, tha Elizondo.

Nji ish-zyrtar i naltë i Pentagonit thotë se fluturakja kishte “sfidue ligjet e aerodinamikës”, se nuk kishte formë të dukshme të lëvizjes dhe se manovronte në nji mënyrë që asht larg nga fuqia G që trupi i njeriut mundet me durue.

Nji nga pilotët, kapiteni i pensionuem, David Fravor, tha për CNN se objektet fluturuese dukeshin si “bonbonet Tic-Tac 15 metra të gjata”, me aftësi të gjithanshme për manovrim.

Vetëm mbas insistimit të New York Times, Pentagoni kishte pranue se programi egzistonte dhe kishte buxhet vjetor 22 milionë dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments