17.6 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeUshtarët amerikanë stërvitje me FA-në dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, Ambasada...

Ushtarët amerikanë stërvitje me FA-në dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, Ambasada Amerikane: Përgatit Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë që po marrin pjesë në Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri.“Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale. Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës”, thekson ambasada.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments