7.5 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Janar, 2025
BallinaOpinionUrimi i ish kryeministrit Lupço Georgievskit,provokon lidhjet serbo-maqedonase në RMV

Urimi i ish kryeministrit Lupço Georgievskit,provokon lidhjet serbo-maqedonase në RMV

Një urim i ish-kryeministrit Lupço Georgievski për Ditën e Shën Savës, një festë serbe që shënohet edhe në Maqedoni, ka shkaktuar reagime të ndara tek opinioni maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Si një politikan që kundërshton ndikimin serb në Maqedoni, Georgievski ka provokuar duke thënë se përveç atyre që janë të përzier gjenetikisht, edhe maqedonasit e pastër mendojnë si serbët, madje edhe frymë marrin si serb!

Urimi i plotë i ish-kryeministrit Lupço Georgievski:

Gëzuar Ditën e Shën Savës!

Për të gjithë serbët që kanë emigruar në Maqedoni dhe kanë gjetur shtëpinë e tyre këtu.

Të gjithë serbo-maqedonasve (kështu e quajnë veten e tyre që janë maqedonas autoktonë, por paraardhësit e tyre tre-katër breza më parë kanë marrë identitetin serb, thonë se komunistët i maqedonizuan me forcë dhe tani kanë një ringjallje me mbështetje të përgjithshme. Më vjen mirë që numri i tyre po rritet çdo ditë).

Maqedonasve të pastër që mendojnë si serbët, këndvështrimi i tyre historik për botën është serb. Ata e shohin sportin botëror vetëm përmes sportit serb. Thonë se janë maqedonas, por marrin frymë si serbë.

Shpresoj se të gjithë ata, me kontrollin dhe fuqinë dominuese që kanë në shoqërinë maqedonase, do të ndihmojnë në integrimin evropian të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments