9.1 C
Tetovo
E martë, 29 Prill, 2025
BallinaLajmeUrdhërarresti ndaj Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve- dyshohen për vrasjen e 106...

Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve- dyshohen për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë që u gjetën në një varrezë masive në Serbi

  • Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 mars 2025 ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të dyshuarve tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
  • “Betimi për Drejtësi” ka siguruar urdhërarrestin, me të cilin urdhërohet shoqërimi i menjëhershëm i të pandehurve: Milovan Kovaçevic, Radomir Çoliq, Milosh Doshan, Predrag Ristiq, Sërgjan Kërstiq, Ljubisha Obradoviq, Zhivko Sariq, Spaso Sariq, Lazar Drashkoviq, Zvonko Ristiq, Darko Gligorijeviq, Çedomir Dozhoviq, Vladirmir Bozhoviq, Robert Dobrunaj, Radomir Rakoviq, Ljubisha Rakoviq, Milosh Shqepanoviq, Milan Radoiçiq, Svetislav Gligorijeviq dhe Tomica Avramoviq.Aty thuhet se urdhërarrestin do ta ekzekutojë Policia e Kosovës. Ndërsa, obligohet Njësiti për Hetimin e Krimeve të Luftës- Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera në Republikën e Kosovës, që në momentin e arrestimit të të pandehurve, t’i sjellin ata në Prokurorinë Speciale.
  • Sipas Gjykatës, urdhërarresti mbetet në fuqi deri në realizimin apo tërheqjen e tij, pas arrestimit menjëherë në secilin rast jo më vonë se 48 orë nga momenti i arrestimit- personat e arrestuar të dërgohen para gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.20 të pandehurit dyshohen për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale- aktualisht e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit NR.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
  • Gjithnjë sipas urdhërarrestit, PSRK-ja në kërkesë ka cituar se më 18 mars 2025 ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj të pandehurve, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999 në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë nga 7 maji deri më 10 maj 1999 pjesëtarët e forcave ushtarake dhe policore të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartpërmendur, filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezent, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, dhe më pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës, trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.
  • Më tej, thuhet se gjatë atij aksioni të forcave policore dhe ushtarake serbe, ku bënin pjesë edhe 20 të pandehurit e lartcekur, që filloi më 7 maj 1999 dhe përfundoi më 10 maj 1999, u arrestuan dhe burgosën mbi 300 persona civilë të nacionalitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera, të cilët fillimisht u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin pasur trajtim human duke iu munguar gjërat elementare, ushqim i rregullt, higjiena dhe kujdesi shëndetësor, dhe më pastaj një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme në Kosovë dhe në fund u transferuan në burgjet serbe në Serbi, për t’u liruar pas muajit qeshor të vitit 1999 me ndihmën e Organizatave Ndërkombëtare.
  • Gjithashtu, Gjykata thekson se të gjithë banorët civilë të nacionalitetit shqiptar dhe nacionaliteteve tjera që jetonin në qytetin e Gjakovës, me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Fillimisht, u plaçkitën të gjitha shtëpitë e banorëve të Gjakovës të nacionalitetit shqiptar, e më pastaj i dogjën duke shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
  • Në urdhërarrest, thuhet se në kërkesën e PSRK-së për lëshimin e urdhërarrestit ndaj 20 të pandehurve, është theksuar se nga kallëzimi penal i parashtruar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës në PK, si dhe nga raporti policor mbi masat e ndërmarra për identifikimin e vendqëndrimit të të pandehurve të datës 24 mars 2025, rrjedh se të pandehurit nuk kanë adresë vendbanimi në territorin e Republikës së Kosovës dhe për pasojë janë të paarritshëm për organet e hetuesisë, si dhe dërgimi i thirrjeve është i pamundur.
  • Anda, thuhet se në rrethana të tilla, vjen në shprehje aplikimi i urdhërarrestit si masë për sigurimin e prezencës së pandehurve.
  • Prokuroria Speciale i kërkon Gjykatës që në pajtim me nenin 173, par.2 të Kodit të Procedurës Penle, urdhërarresti të lëshohet për periudhën kohore deri në momentin kur të pandehurit të arrestohen nga organet kompetente me propozim që kërkesa për urdhërarrest të aprovohet nga gjyqtari i procedurës paraprake. Andaj, Themelorja e aprovoi këtë kërkesë.
  • Gjykata, pas analizimit të shkresave të lëndës si dhe kërkesën për dhënien e urdhër arrestit ndaj të pandehurve Milovan Kovačevic, Radomir Čolić, Miloš Đošan, Miloš Đošan, Predrag Ristić, Srđan Krstić, Ljubiša Obradović, Živko Sarić, Spaso Sarić, Lazar Drašković, Zvonko Ristić, Darko Gligorijević, Čedomir Božović, Vladimir Božović, Robert Dobrunaj, Radomir Raković, Ljubiša Raković, Miloš Šćepanović, Milan Radoićić, Svetislav Gligorijević, Tomica Avramović, vlerëson se kërkesa e PSRK, është e bazuar për faktin se të pandehurit nuk kanë adresë Vendbanimi-vendqëndrim, në Republikën e Kosovës dhe se të njëjtit janë të paarritshme për organet e ndjekjes, andaj me qëllim të sigurimit të prezencës të pandehurit në procedurë penale vendosi si në dipozitiv të urdhëresës“, thuhet në urdhërarrest.
  • Sipas Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake, Lutfi Shala, po ashtu vlerësoi se kërkesa për dhënien e urdhërarrestit është e bazuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të pandehurit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.
  • Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake pas analizimit të shkresave të lëndës si dhe sipas dispozitave ligjore erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet ligjore për lëshimin e urdhërarrestit ndaj të pandehurve të lartpërmendur, pasi që thirrja të pandehurve nuk është e mundur t’iu dërgohet sipas rregullave të parapara në Kodin e Procedurës Penale.
  • Gjykata pas analizimit të shkresave të lëndës dhe kërkesës së PSRK-së, ka arritur ne përfundimin se të pandehurit e lartpërmendur nuk gjenden në territorin në Republikën e Kosovës dhe thirrja nuk mund t’i dërgohet pasi që të pandehurve, nuk kanë adresë vendbanim për ti dërguar thirrje dhe se të njëjtit janë të paarritshme për organet e drejtësisë, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se janë përmbushur kriteret nga neni 173 i KPPRK-së, pasi qe ekzistojnë rrethanat për dhënien e urdhër arrestit me qëllim të sigurimit të prezencës të pandehurit në procedurë penale“, thuhet në urdhërarrest.
  • Ndryshe, Milan Radoiçiq akuzohet edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm për të cilin edhe e ka pranuar përgjegjësinë. Për këtë rast, Gjykata ka lëshuar letërreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe të pandehurve tjerë në procedurë.
  • Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.
  • Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments