4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUniversiteti i Tetovës mbylli dy fakultetet në Dibër!

Universiteti i Tetovës mbylli dy fakultetet në Dibër!

Komuna Dibër para disa viteve me mjete vetjake bëri rikonstruim të objekteve të ish-kazermës ushtarake të ARM-së në të cilën tërësisht u plotësuan kushtet për një objekt modern ku do të zhvillohej mësimi superior për nevojat të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Por, tani disa vite dega e këtij universiteti e përcaktuar për fakultetin e medicinës, drejtimi fizioterapi dhe fakulteti i gjuhëve të huaja nuk funksionojnë. Vendimi i Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës për tu mbyllur dega në Dibër goditi dibranët si në aspektin material, por edhe në aspektin e mundësive për të studiuar fëmijët e brenda qytetit. Dëmet materiale janë të mëdha dhe sot objektet të adaptuara për fat të keq janë të boshatisur ndër vite.

Hapja e degëve të fakultetit të Medicinës dhe gjuhëve të huaja në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës ishte një shpresë e madhe jo vetëm për studentët dibran por edhe për ata të komunave për rreth. Faktikisht disperzimi i studimeve edhe në Dibër mundësoi që shumë student dibran të cilët vinin nga familjet me probleme sociale, të përfundojnë studimet në qytetin e tyre. Ishte interesimi i madh për të studiuar dhe efektet ishin të mëdha. Por, edhe pse Rektorati i Tetovës i dinin këta rezultate, ndikimi politik i institucioneve qendrore bëri që të dy degët të Universitetit të Tetovës në Dibër të mbyllen.

Tani kur në Dibër nuk funksionojnë studimet superiore, edhe përkundrejt kërkesave, Universiteti i Tetovës vetëm financon mirëmbajtjen e objektit. Hapja e degëve në Dibër mundësoi që për nevojat të Banjave të Dibrës Capa të dalin kuadro teje të nevojshme. Investitori dhe drejtori gjeneral i Banjave të Dibrës -Capa, Mexhit Capa mbylljen të degëve e ka komentuar si një padrejtësi. “Dibra ka patur dhe ka kushte më të mira në krahasim me qendrat të tjera në vend për të punuar drejtimi i fizioterapisë, meqë përveç studimeve anën praktike e kanë realizuar pikërisht në dy lokalitetet banjare të njohura jo vetëm në vend por edhe në Evropë. Pothuajse të gjithë studentët që përfunduan studimet e larta në fakultetin e mjekësisë dega fizioterapi u punësuan në Banjat e Dibrës Capa”, potencon Capa.

Ai thotë se edhe më tej ka nevojë për kuadro të tilla por mbyllja e degëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës është në dëm të dibranëve por edhe në dëm të kuadrove të cilët kanë dëshirë të studiojnë këtë degë. Hapja e degëve të Universitetit mundësoi që pa harxhime të shumta për familjet, shumë të rinj dibran të përfundojnë edhe studimet në drejtim të gjuhëve të huaja. Përfundimi i studimeve në gjuhët angleze u mundësoi atyre që sot të punojnë si arsimtar në shkollat fillore dhe të mesme. Dituria dhe shkollimi në gjuhën angleze nuk la pa punë asnjë student të diplomuar meqë një pjesë tjetër e tyre sot punon në kompaninë të kall qendrës Slice-Maqedonia në Dibër.

Duke marrë parasysh rezultatet shumë pozitive që dha hapja e degëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, mbyllja e tanishme shkaktoi dëme të mëdha. Dëmet janë materiale meqë pushteti vendor i atëhershëm harxhoi shumë para për rikonstruimin e objekteve por njëkohësisht me të drejtë popullata dibrane thotë se shumë më i madh ishte numri i dibranëve që studionin kur degët funksiononin në krahasim me vitet e fundit. Numri më i madh i studentëve që diplomuan në Dibër si dhe i studentëve të familjeve me probleme sociale që sot falë diplomave universitare jetojnë jetën e tyre pa probleme. Andaj dibranët në përgjithësi kërkojnë me të drejtë hapjen e serishme të degëve të USHT-së në Dibër e veçmas studimeve të medicinës dega fizioterapi. /koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments